Fyle Marreveshja e se henes nje drite shprese per Shqiperine
Konsensusi i arritur të hënën në parlamentin shqiptar edhe mbi reformën zgjedhore është përshëndetur edhe nga
Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle i cili i kishte nisur një letër kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama.
“Rinisja e një punë konkrete për 12 prioritetet kyce, përfshirë këtu edhe përmes përfundimit dhe miratimit në parlament të Planit të veprimit, krijimit të dy komisioneve të posacme parlamentare që do të punojnë për rregulloren e parlamentit dhe legjislacionin zgjedhore, dakortësisë mbi një kalendar të diskutimeve dhe miratimit në parlament të legjislacionit kyc, të gjitha këto mund të përfaqësojnë një pikë të vërtetë kthese për Shqipërinë”, shkruan zoti Fyle.
Me marrëveshjen e sotme vendit mund t’i hapet një dritë e vogël shprese për përshpejtimin e cështjes se statusit të vendit kandidat. Nuk përjashtohet mundësia që këto zhvillime të vlerësohen në dhjetor nga Këshilli i ministrave te BE, i cili mund që edhe t’i kërkojë komisionit të hartojë një opinion të ri në mars, e jo më në vjeshte, sic ndodh zakonisht.
Edhe në letërn e tij zoti Fyle, ndërsa kërkon nga palët që të lëvizin me shpejtësi, lë të hapur një mundësi të re, ndonëse pa marrë asnjë angazhim konkret. “Ndonëse nuk do ta konsideroja realiste mundësinë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në fund të këtij viti, unë jam po aq i bindur se një veprim i shpejtë e i vendosur nga ana e forcave politike shqiptare, në kontekstin e një dialogu konstruktiv e domethënës, mund të ketë një efekt pozitiv në mënyrën se si Këshilli do të vlerësoje mundësitë që Shqipëria të bëjë progres në ecjen përpara drejt Bashkimit Europian”, shprehet komisioneri Fyle.