E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama kërkon reformë në degët ku PS humbi më 8 maj

Share

Partia Socialiste disa muaj pas zgjedhjeve të 8 majit ka vendosur të analizojë punën e strukturave organizative të partisë dhe të nxjerrë përgjegjësitë. I pari që i parapriu reformimit të partisë pas zgjedhjeve ishte kryetari i degës së Tiranës, Besnik Bare, i cili dha dorëheqjen disa javë më parë. Lideri i partisë Edi Rama ua ka këshilluar këtë gjë edhe drejtuesve të tjerë të degëve në rrethe duke kërkuar që ata që kanë pasur rezultate të dobëta në zgjedhjet e shkuara të zëvendësohen. Këtë sugjerim Rama mësohet ta ketë dhënë gjatë një takimi me Asamblenë e degës së Tiranës, e organizuar dje jashtë vëmendjes së mediave. Sipas burimeve brenda këtij takimi kreu i PS-së ka thënë se humbësit duhet të tërhiqen, për shmangien në këtë mënyrë të fikitivitetit në organizimin e PS-së. Rama sa i takon emërimeve në parti tha se duhen struktura vertikale në përzgjedhjen e tyre. Sigurisht takimi ka shërbyer dhe për të diskutuar për programin e ri të PS-së, i cili do të jetë argument diskutimi në të gjitha degët e partisë.  Në Tiranë rezultati fillestar ishte shumë i ngushtë vetëm me 10 vota, ndërsa më vonë ai u përmbys në disfavor të PS-së, ndërkohë që PS ka shënuar fitore në shumë qendra urbane por ka humbur disa zona të tjera të saj. Në ato zona ku rezultati ka qenë i dobët pritet të ketë lëvizje në drejtimin e degëve të partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›