E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë për ekspertizë të re për video-skandalin, Meta drejt pafajësisë

Share

Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, e cila kishte kërkuar që video Meta-Prifti ti bëhej një ekspertizë e re, pasi përfundimet e tre ekspertëve shqiptarë janë jo profesionale.

Kështu, gjykata ka lënë në fuqi ekspertizën e tre ekspertëve shqiptarë, sipas të cilëve, video Meta-Prifti nuk është origjinale. Me këtë vendim Meta shkon drejt pafajësisë, ndërkohë që Gjykata e Lartë do të vazhdojë gjyqin thjesht për shou tashmë, duke thirrur disa dëshmitarë.

Provën më të rëndësishme kundër Metës, videopërgjimin, tashmë gjykata e ka hedhur poshtë që pa nisur procesi gjyqësor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›