Meta Sfidat qe po kalon vendi kerkojne iniciativa dhe program konkret
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha sot në një takim me drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim të kryeqytetit, se sfidat që kalon vendi kërkojnë iniciativa dhe programe konkrete.
Duke vlerësuar punën e LRI-së të Tiranës, Meta tha se është kënaqësi që të shohim që premtimet tuaja elektorale, të Lëvizjes Rinore për Integrim janë duke u shndërruar në realitet dhe që ato nuk ju ndihmojnë thjesht ju, por ndihmojnë të gjithë të rinjtë e kryeqytetit, madje edhe të gjithë Shqipërisë që studiojnë në Tiranë.
"Hapja e shkollave të reja, të munguara prej kaq kohësh në kryeqytet, krijimi i kurseve të formimit profesional, i mundësive të reja për punësim si sfida kryesore të afirmuara prej jush gjatë fushatës për Këshillin Bashkiak, kemi vënë re që janë vënë në rrugë të mbarë gjatë këtyre 100 ditëve të para të punës së Bashkisë dhe po konkretizohen edhe falë bashkëpunimit, por edhe mbështetjes që ju i jepni Kryetarit të ri të Bashkisë", tha Meta.
Kreu i LSi vuri në dukje se aspiratat për reforma të mëtejshme demokratike, për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në një kohë të trazuar rajonale, evropiane dhe globale, për edukimin cilësor, për mirëqenien sociale dhe mbi të gjitha për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, kanë qenë dhe do të mbeten sfida të vështira dhe oportunitete, njëkohësisht të arritshme për të rinjtë shqiptarë.
Ndaj, tha ai, Lëvizja Socialiste për Integrim është dhe do të jetë gjithnjë një forcë politike progresiste dhe kaq energjike, siç është edhe sot këtu, sepse ka gjithmonë një zemër rinore, që quhet Lëvizja Rinore për Integrim.
Duke falenderuar të rinjtë për angazhimin në të gjitha instancat e qeverisjes vendore, apo edhe qendrore, si dhe për përpjekjet për të krijuar një qasje të re dhe aktive në politikë dhe politikbërje për të rinjtë, Meta tha se "pavarësisht nga arritjet tuaja dhe arritjet tona, një angazhim akoma më i madh, më i fuqishëm, më rezultativ i të rinjve në politikë, është një domosdoshmëri e kohës që po jetojmë sepse sfidat në rritje kërkojnë energji në rritje".
"Ne jemi të vetëdijshëm që stadi aktual i ekonomisë shqiptare dhe situata e vendeve fqinje sjell domosdoshmërinë për një qasje shumë më dinamike në politikat ekonomike, ku në veçanti stimulimi i prodhimit vendas, kreditimi më i lartë për ekonominë, rritja e eksporteve dhe e produktivitetit janë disa nga elementët kyç", tha Meta.
Sipas tij, "është mjaft e rëndësishme që të investohet në sektorët më produktivë të ekonomisë sonë kombëtare si energjetika, turizmi, industria tekstile dhe minerare, apo në sektorin e shërbimeve dhe teknologjisë së informacionit, jo vetëm për të krijuar produktin shqiptar "Made in Albania", por mbi të gjitha për të krijuar vende të reja pune për të rinjtë dhe të rejat tona".
"Prandaj, një nga shtyllat kryesore të programit tonë ekonomik do të jetë rritja e punësimit dhe investimi në kapitalin social, si garancia më e madhe për të krijuar atë që quhet "ekonomia e dijes" si bazë e shoqërisë të së ardhmes", tha kryetari i LSI-së, ILir Meta.
Duke u ndalur në procesin zgjedhor të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, Meta nënvizoi se "objektivi ynë është që brenda disa muajve të dyfishojmë anëtarësinë tonë përmes kësaj fushate dhe absolutisht prioritet ynë mbetet gjithnjë tërheqja dhe integrimi i të rinjve, jo vetëm në Tiranë, por kudo në të gjithë Shqipërinë".