Fyle: Ngërçi pengoi integrimin, qeveria duhet të krijojë hapësira për opozitën
Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, gjatë paraqitjes së përfundimeve të Progres-Raportit, është shprehur se ngërçi politik e ka penguar Shqipërinë drejt integrimit.
Ai ka thënë se hapat e fundit për nisjen e dialogut janë pozitive, ndërsa ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të krijojë hapësira për opozitën.
Në Shqipëri progresi është penguar nga ngërçi i vazhdueshëm politik, edhe pse kohët e fundit ka shenja pozitive mes partive. Kjo është e rëndësishme, që të nisë dialogu. Ne jemi të angazhuar të gjitha palët në Shqipëri për të kaluar mosbesimet dhe për qeverinë, e cila duhet të krijojë një proces përfshirës për opozitën, për të luajtur një rol konstruktiv, ka thënë Fyle.
Në lidhje me vendet e tjera të rajonit, Fyle ka konfirmuar faktin se Kroacia është pranë anëtarësimit në BE.
Serbisë i është vënë si kusht përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa për këtë të fundit, Fyle ka thënë se ka bërë pak progres gjatë vitit të kaluar.
Kroacia finalizoi negociatat për anëtarësim në BE. Mali i Zi mer statusin e kandidatit për vendin anëtar në BE. Serbiaka arritur progres në fusha të rëndësishme dhe misioni rekomandon që ti japë Serbisë statusin si vend kandidat, me kushtin që të përmirësojë dialogun me Kosovën. Ne rekomandojmë që negociatat e anëtarësimit të hapen menjëherë sapo Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Rekomandojmë që të hapen negociatat edhe për Maqedoninë, e cila megjithatë ka bërë pak progres vitin e kaluar. Në Kosovë progresi i arritur ka qenë i kufizuar, por ka angazhim nga autoritetet për të ndërmarrë reforma. Krimi dhe korrupsioni mbeten problematike. Situata në veriun e Kosovës është shqetësuese. Nga fundi i këtij viti do të nisë dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën, ka thënë Fyle në konferencën e tij për shtyp.