Fyle: Përdorimi i forcës në Turqi s'ka vend në një demokraci
STAMBOLL- “Përdorimi i tepruar i forcës nga policia nuk ka vend në një demokraci, por manifestimet e vazhdueshme në Turqi nuk e vënë në dyshim procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Kështu u shpreh sot komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle.
"Manifestimet paqësore janë një mënyrë legjitime për të shprehur mendimet në një shoqëri demokratike. Përdorimi i tepruar i forcës nga policia kundër manifestimeve nuk ka vend në një demokraci", - deklaroi Fyle.
Eurokomisioneri Fyle i bëri thirrje Turqisë “të mos braktisë vlerat e saj të lirisë dhe të respektit për të drejtat e njeriut”, duke theksuar se BE-ja nuk do të braktisë procesin e anëtarësimit të Turqisë.
(er.nu/BalkanWeb)