OSBE-ODIHR raport paraprak: KQZ me 4 anëtarë pengon aftësinë për të administruar
TIRANE- - Ndërsa partitë politike në Shqipëri janë në mes të fushatës zgjedhore, OSBE-ODIHR publikoi sot raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 23 Qershor.
OSBE-ODIHR shpreh shqetësim për disa çështje lidhur me organizimin e këtij procesi zgjedhor. Në raport theksohen një sërë pikash që përmendin punën e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që aktualisht po funksionon vetëm me 4 anëtarë.
“Vihen re vonesa dhe mos zbatimi i afateve ligjore. KQZ mban takime te shpeshta publike, por megjithatë vendimarrja e tij vuan nga mungesa e transparencës. Disa prej vendimeve të KQZ-së janë kritikuar për mungesë motivimi ligjor”-thuhet në raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit.
Raporti i misionit të OSBE-ODIHR thekson se KQZ aktualisht po punon vetëm me 4 anëtarë çka e pengon institucionin të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin. Për këtë, në raport kujtohet se Kolegji Elektoral ka shqyrtuar 11 ankesa kundër vendimeve të KQZ-së dhe ndaj dështimit të këtij institucioni për të miratuar vendime.
Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, raporti vë theksin tek ndryshimet politike që i bëhen Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.
“Partitë vazhdojnë të zëvendësojnë anëtarët e KZAZ-ve, pas përfundimit të trajnimit të tyre, duke rritur shqetësimin për paanësinë dhe efektshmërinë”-thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me mjedisin e fushatës elektorale, raporti thotë se deri tani ka qenë e qetë dhe paqësore, por vë në dukje përdorimin e aktiviteteve qeveritare për qëllime elektorale.
Ndërkohë lidhur me kornizën ligjore për mbulimin mediatik, raporti vë në dukje se fushata elektorale ka një mbulim të zgjeruar nga media, por se mungon informacioni për votuesin. Veç kësaj misioni OSBE-ODHIR ngre shqetësimin se pavarësisht se ligji e ndalon, spotet e financuara nga institucionet publike transmetohen në televizionet private dhe ai publik. Misioni deklaron se po monitoron aktualisht 6 televizione dhe 4 gazeta.
(d.b/BalkanWeb)