E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Norvegji, biletat në treg të zi 10 herë më shtrenjtë

TIRANE-Tregu i zi i Biletave i ngritur rreth stadiumit Qemal Stafa ka funksionuar dhe gjatë ditës së sotme, ku persona me nga 20 deri në 50 bileta në duar shesin me çmime 10 herë më të larta biletat për ndeshjen Shqipëri-Norvegji.
Nga konstatimet e kamerës së News 24 gjatë ditës rreth stadiumit “Qemal Stafa” duken qartë abuzuesit dhe spekulantët e çmimeve të cilët ofrojnë bileta e Tribunave D1, D2, D3, C dhe E pasi biletat për tribunat A dhe B 900 copë i ka blerë administrata e lartë shtetërore.

Sipas informacionit zyrtar të federatës bëhet me dije se shitja e biletave ka filluar me date 04 qershor ne pikat e shitjes ne Tirane, me saktësisht ne stadiumin Qemal stafa dhe tek rruga e Barrikadave. Data e vonuar e daljes në treg të biletave lidhet vetëm me mbrojtjen që FSHF do t’i bëjë publikut dhe tifozëve të shumtë nga “tregu i zi”, pra nga ata abuzues që i blejnë biletat me qëllimin e vetem për t’i rishitur ato me çmime më të shtrenjta.
Çdo biletë ka të shtypur mbi të çmimin dhe çdo vlerë tjetër e ndryshme nga ajo mbi biletë është një abuzim që duhet denoncuar pranë organeve kompetente.
Por pavarësisht masave që FSHF ka marrë tregu i zi ka lulëzuar që prej datës 4 qershor dhe se në pikat zyrtare të shitjes biletat janë ofruar vetëm disa orë gjatë datës 4 qershor. 

Tregu i zi
• Tribuna D2 3.000 leke; 10.000 Leke

• Tribunat D1 & D3 2.000 leke; 8.000 Leke

• Tribunat C dhe E 500 leke; 6. 000 Leke

Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranë ka nderhyrë duke shoqëruar disa persona si të dyshuar per shitjen ne menyre të pautorizuar dhe jo të ligjshme të biletave për Ndeshjen Shqipëri–Norvegji e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Brazil 2014".

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›