Dënohen ish-drejtues të UCK-së: Dhunuan civilë shqiptarë gjatë luftës
Prishtinë- Gjykata në Prishtinë dënoi me 13 vjet burg tre ish-pjesëtarë të UCK-së të njohur si Grupi i Llapit, për veprën penale të kryerjes së krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë. Komandanti i UCK-së-së për zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa, u dënua me 4 vjet burg. Deputeti i kuvendit të Kosovës Latif Gashi, i cili ka qenë pjestar i UCK-së u dënua me gjashtë vjet dhe Nazif Mehmeti mori dënimin prej 3 vjetësh burgim.
Gjykata ka mundur të provojë pikën e akuzës në lidhje me rrahjet e keqtrajtimet e civilëve shqiptarë. Kryetari i trupit gjykues Jonatan Caroll në arsyetimin për këtë rast tha se cdo vendim qe merr gjykata nuk është kundër Ushtrisë Clirimtare të Kosovës por kundër inivideve të cilët kanë shkelur ligjin e luftës. Ai kritikoi klasën politike në Kosovë se është ajo që po i ve hije të zezë UCK-së dhe jo sistemi i drejtësisë.
Kur dënohen individë, janë ata dhe vetëm ata që mbajnë përgjegjësi dhe jo i gjithë institucioni për të cilët ata i kanë shërbyer. Këta individë kanë kryer vepra të paligjshme dhe jo e gjithë UCK-ja. Cdo pretendim tjeter është politik. Provat në këtë cështje tregojnë se një numër civilesh shqiptarë ishin të paraburgosur në zonën operative të Llapit lidhur me akuza për bashkëpunim me serbet, të cilët në shumicën e rasteve kane qenë të bazuara në thashehtem. Edhe nëse paraburgimet mund të kenë qenë të natyres së ligjshme ajo nuk do të mund të lejonte akte të rrahjes apo tortures- deklaroi Jonatan Caroll.
Ndërkohë që Charles Hardway, prokuror i prokurorisë speciale të Kosovës deklaroi: Duhet te behet shume e qarte, UCK-ja nuk ka qene duke u gjykuar per kete rast, fajesia eshte individuale dhe jo kolektive dhe gjykata ka provuar se keta individe Latif Gashi, Rustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti kane kryer veprime te paligjshme.
Beteja juridike per këtë rast do të vazhdojë pasi pala mbrojtëse paralajmëroi ankesë. Ndërsa ish luftëtarët e UCK-së me ironi falenderuan bashkësinë ndërkombëtare për mësimin që po sjellin në Kosovë për sa i përket funksionimit të rendit dhe ligjit. Latif Gashi, Rrustem Mustafa e Nazif Mehmetin janë gjykuar për të tretën herë për krime lufte kundër popullatës civile. Rigjykimi për tre ish luftëtarët e zonës operative të Llapit nisi pasi një urdhëri të gjykatës supreme të kosovës me 26 janar 2011 kur kishte shqyrtuar ankesat e palës mbrojtëse.