E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Politika shqiptare të ruaj qetësinë

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle me anë të zëdhënëses kërkon nga politika që të mos pengojë punën e Parlamentit.

“Ajo që është e domosdoshme ne çdo demokraci te shëndoshë është funksionimi i një dialogu politik midis qeverise dhe opozitës. Për te pasur një dialog politik, ky duhet te bazohet ne respektin reciprok dhe jo ne retorike. Kjo kërkon një komunikim te shëndoshë mes anëtareve te qeverise dhe të opozitës. Pra, ne e kemi shprehur këtë fare qarte në paketën e zgjerimit për vitin 2010 qe ne Shqipëri është e domosdoshme te gjendet një zgjidhje për krizën politike, qe qeveria dhe opozita të gjejnë rrugën e dialogut, të bashkëpunimit", tha zëdhënësja, Natasha Butler. Sipas saj, politika shqiptare pavarësisht se ndanë pikëpamje të ndryshme, duhet të gjejnë rrugën e dialogut.

“Në një demokraci është krejt normale të ketë ide te ndryshme dhe njerëz qe mendojne ndryshe nga njeri-tjetri. Ajo qe është e rëndësishme është qe qeveria dhe opozita te bëjnë të gjitha përpjekjet e duhura për të dialoguar me tone të qeta, për të gjetur një zgjidhje, e them edhe njëherë, duke respektuar njeri-tjetrin. Kjo duhet bere ne mënyrë që Shqipëria te mos vonohet me. Nëse ndodhin gjera të padëshirueshme, nëse Shqipëria nuk zbaton rekomandimet e Komisionit Evropian, qe janë 12 te tilla thelbësore, nëse ajo nuk aprovon ligje me shumice te kualifikuar për të arritur normat evropiane, atëherë ajo rrezikon te vonohet dhe te mbetet pas vendeve te tjera qe kane kërkuar, si edhe ajo, te pranohen ne Bashkimin Evropian", tha Butler./Start/

                                                                                             2011-01-19 08:24
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›