E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama fton qytetarët në demostratë

Dy ditë përpara demostratës që do të mbahet në kryeqytet, Partia Socialiste u bën thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në të.
 

Ashtu siç ka bërë edhe gjatë protestave të mëparshme të opozitës Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur turin e takimeve derë me derë, ku u ka bërë thirrje banorëve të marrin pjesë në demostratën e 21 janarit.
 

Sot, Rama është ndalur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe gjatë takimeve me banorët e zonës, kryesocialisti i ka ftuar ata të marrin pjesë në demostratën e 21 janarit, që sipas Ramës nuk do të jetë për marrje pushteti politik, por do të jetë një demostratë qytetare.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar në 21 janar një demostratë ku ndryshe nga protestat e saj nuk do të ketë flamurë partiake apo pankarta forcash të ndryshme por për t`u bashkuar jo vetëm të të majtëve, por edhe të të djathtëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›