E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre te maskuar me arme sulmojne shoferin e ndertuesit

Ngjarja mbreme prane Xhamllikut. Dyshime per grabitje nw verifikim nese krimi ka lidhje me vrasjen e te vellait


TIRANE- Tre persona me maska dhe me arme sulmuan dje ne mbremje shoferin e nje biznesmeni ndertimi ne kryeqytet duke e lene plagosur dhe pa ndjenja pasi e goditwn me qytw pistolete.


Dorian Zena 31 vjec mbeti i plagosur nga disa te goditura me qyte pistolete qe mori ne koke dhe ne qafe pasi u sulmua nga bnje grup prej tre personash. I demtuari perfundoi ne spital ne gjendje shoku ndersa mesohet se ai tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten.


Policia po heton ngjarjen ne dy drejtime ate te nje tentative grabitjeje te mundshme si dhe te nje sulmi qe mund te lidhet me motive personale te tij. Sipas burimeve te policise pak vite me pare Zenes i eshte vrare i vellai ne nje grindje te castit ndersa autori i dyshuar i krimit eshte arrestuar nga efektivet blu.


Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te policise se komisariatit nr.4 qe thane se Zena ishte duke ecur ne rrugen Hoxha Tahsim ne afersi te sheshit Shtraus i njohur me emrin Xhamlliku kur tre persona iu futen ne menyre te rrufeshme ne veturen me te cilen ai udhetonte.


Miqte e paftuar te Zenes sipas burimeve te policise kane te maskuar me kapele me strehe dhe me maska ne koke ndersa mesohet se njeri prej tyre ishte i armatosur me nje arme zjarri pistolete. Te armatosurit sipas burimeve te policise urdheruan drejtuesin e mjetit te ecte ne rrugen paralel me ate Hoxha Tahsim qe te nxjerr nga Xhamlliku ne Unaze.


Prane tregut te ushqimor te zones qe ndodhet perballe shkolles Kongresi i Lushnjes personat goditne me qyten e pistoletes ne koke te shoferin e biznesmenit te ndertimit duke e lene te plagosur dhe pa ndjenja. Menjehere pas informacionit te marre sherbimet e komisasariatit nr.4 mberriten ne vendin e ngjarjes dhe nisen kryerjen e veprimeve.


Menyra e realizimit te ngjarjes ka bere qe blute e komisariatit nr.4 te ngrene dyshimet per nje grabitje te mundshme. Mire po policia ka konfirmuar se i plagosuri nuk kishte humbur as para as telefon ndersa kuleten e kishte me vete. Pavaresisht ketij fakti policia nuk e ka rrezuar teresisht kete piste.


Gjithsesi Ne keto rrethana policia ngriti dyshimet per nje ngjarje qe mund te lidhet me motive personale te Zenes mbi ndonje problem te mundshem qe ai mund te kete pasur kohet e fundit me persona te ndryshem.


Policia tha se pese vite me pare i eshte vrare i vellai pas nje grindjeje per motive te castit. I dyshuari per vrasjen e Vellait te Zenes eshte arrestuar ne ate kohe nga policia dhe pak vite me vone eshte denuar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›