Fyle: Reformat, BE-ja i jep Shqiperise 81 milione euro Eglantina Nasi
Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar per ta ndihmuar Shqiperine ne arritjen e objektivave te saj integruese. Gje te cilen e ka faktuar me ndihmen me te re financiare te akorduar ndaj saj, prej 81 milione eurosh. Nje fakt i tille u be publik dje nga vete Komisioneri evropian i Zgjerimit, Stefan Fyle, sipas te cilit, kjo ndihme do te vihet pikerisht ne sherbim te objektivit te anetaresimit te Shqiperise ne BE, permes realizimit te reformave konkrete. "Prej vitesh, qytetaret shqiptare kane treguar nje mbeshtetje te fuqishme per anetaresimin e vendit te tyre ne BE. Ata e dine se jeta e tyre te perditshme do permiresohet, ndersa vendi i tyre ecen perpara ne rrugen drejt BE-se. Dhe perparimi i metejshem do te varet nga kapaciteti i Shqiperise per te forcuar kete objektiv te perbashket kombetar e dorezimi te reformat. Bashkimi Evropian eshte e angazhuar per ta ndihmuar Shqiperine ne arritjen e ketij qellimi dhe une jam i bindur se programi i ketij viti do te inkurajoje dukshem nje ritem te qendrueshem te reformave ne vend", mesohet te jete shprehur komisioneri Fyle. Kujtojme se behet fjale konkretisht per nje ndihme prej 81 milione eurosh, qe Komisioni Evropian ka parashikuar te investoje ne Shqiperi, ne formen e nje mbeshtetje te riperterire financiare mbi perpjekjet e saj per reforma. Fonde keto qe do te perdoren per te trajtuar prioritete kyce te tilla si ajo ne sistemin gjyqesor (ngritja e nje gjykate te re ne Tirane), luften kunder krimit te organizuar apo reformim te administrates publike, ristrukturim te dy pikave te kalimit kufitar etj. Komisioni Evropian, ka bere me dije gjithashtu, se keto fonde ndihme, do ndihmojne edhe ne permiresimin e infrastruktures se transportit ne Shqiperi, modernizimin e sistemeve te ujesjelles-kanalizimeve, krijimin e nje game sherbimesh per perfshirjen sociale, si edhe do permiresoje performancen e Policise se Shtetit. Nga ana tjeter, mesohet se ky fond ndihme i zyrtarizuar dje prej KE-se, vjen ne kuadrin e programit vjetor 2012 per Shqiperine, i ashtuquajturi Instrumenti per Asistencen e Para-anetaresimit (IPA), shoqeruar dhe me nje shtese prej 15 milione eurosh, ne forme bashkefinancimi nga autoritetet shqiptare.