Ndërron jetë Arbën Xhaferi
Kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi ka ndërruar jetë sot pasdite si pasojë e hemorragjisë cerebrale. Mjeku Sllobodan Damjanoski ka konfirmuar lajmin. I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja, ka thënë Damjanoski.
Xhaferi javën e kaluar pësoi hemoragji cerebrale. Ai u gjet në gjendje kome nga një i afërm në banesën e tij në Tetovë.
Arbën Xhaferi së fundi po përballej edhe me sëmundjen e Parkinsonit.
Arbën Xhaferri është themelues i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni në vitin 1995. Ai ishte në profesion gazetar deri në vitet 1990 pranë RTV-së të Prishtinës. Faktori shqiptar në Maqedoni ka humbur një nga personalitetet e tij më të njohura dhe shqiptarët një vlerë në elitën politike.