Britania dhe Farca terheqin ambasadoret nga Izraeli
Britania dhe Franca tërhoqën ambasadorët e tyre nga Izraeli, në shenjë proteste ndaj vendimit të Tel Avivit për të vazhduar ndërtimin e tre mijë vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin e lindjes.
Në dy komunikata të ndryshme Parisi dhe Londra zyrtare theksonin se vendimi për të tërhequr ambasadorët merrej për shkak të dyshimeve mbi angazhimin e vërtetë të Izraelit për bisedimet e paqes me palestinezët.
Në një komunikatë, OKB e konsideroi vendimin e Tel Avivit si një “goditje fatale” për shpresat e paqes.
“Planet e Izraelit për ndërtimet në tokë të pushtuar, në afërsi të Jeruzalemit Lindor- "nuk janë vecse një goditje e rendë për paqen". U shpreh kështu Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.
Shqetësim në lidhje me këto plane ka treguar edhe Uashingtoni. Rusia dhe Gjermania kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” në lidhje me këto plane, ndërsa Suedia veproi si dy superfuqitë e tjera europiane, duke tërhequr edhe ajo ambasadorin e saj nga Tel Avivi.