Fyle: Statusi i kandidatit i mundshëm për Shqipërinë

26-11-2012 / Gazeta 55
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle
Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë i mundshëm për t’u marrë brenda afatit. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin Stefan Fule, gjatë punimeve të forumit për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor në Zagreb, Fule tha se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme gjatë vitit të kaluar, veçanërisht me marrëveshjen midis forcave politike në procesin e reformave të Bashkimit Evropian, si dhe në realizimin e një sërë reformash kyçe të përcaktuara nga opinioni i komisionit.
Ne nuk po propozojmë ende hapjen e negociatave për Shqipërinë ka thënë komisioneri Fule, por statusi i vendit kandidat është brenda mundësive.