Mix frutash për të shoqëruar ilaçet? Jo, sjell efekte anësore si overdoza
Nëse keni menduar se pirja e medikamenteve e shoqëruar me lëngje frytash mund tju shijojë më shumë, duke ju ndihmuar kështu të mos ndieni shijen e hidhur të tyre, e keni patur gabim, dhe bëni mirë të ndryshoni zakon.
Rekomandimet për shoqërimin e ilaçeve vetëm me ujë vijnë nga hulumtuesit në Kanada, të cilët apelojnë fort për këtë gjë.
Përse? Sepse është nësoj sikur keni pirë doza të mëdha droge, dha kaloni në overdozë, gjë e cila nuk ua kursen as jetën.
Mjekët kanë paralajmëruar për një mungesë e njohurive në lidhje me rreziqet e përzierjes disa medikamente me lëngjet e frutave. Hulumtuesit të cilët së pari identifikuan lidhjen se numri i barnave që u bë e rrezikshme me to është rritur me shpejtësi.
Ekipi në Institutin e Kërkimeve të Shëndetit Laëson në Kanada tha se numri i barnave të cilat kishin efekte serioze anësore me lëngje frutash kishte shkuar nga 17 në vitin 2008 në 43 në vitin 2012.
Efektet anësore janë të ndryshme në varësi të drogës, por përfshijnë gjakosje të stomakut, ritëm të shtuar të rrahjeve të zemrës, dëmtim të veshkave dhe vdekje e papritur.
Arisa Liço/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: