Fyle: Te marre fund lufta politike per zgjedhjet Qamil Xhani
Integrimi i vendit ne Bashkimin Europian duhet te jete prioritet i klases politike shqiptare. Ky eshte apeli qe ka bere Komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Europian, Stefan Fyle. Ne nje interviste dhene per te perditshmen austriake, “Praga Post”, duke folur per zhvillimet ne rajon dhe politiken e zgjerimit te BE-se, Fyle ndalet gjate dhe ne situaten ne Shqiperi. Ne menyre te qarte ai shprehet se problemet me procesin integrues te Shqiperise kane nisur pas zgjedhjeve te vitit 2009, kohe qe korrespondon dhe me nisjen e protestave te opozites. Komisioneri Fyle shprehet se palet duhet te ndalojne luften politike dhe te gjejne nje zgjidhje per ngerçin. “Ndryshe nga se po ndodh me Malin e Zi, Shqiperise nuk iu dha statusi kandidat. Diferenca eshte se Shqiperia nuk ploteson kriteret e Kopenhagenit -stabilitetin demokratik te institucioneve. Po i referohem Malit te Zi, pasi ne Shqiperi, qeveria nga njera ane dhe opozita nga ana tjeter nuk po gjejne rrugen per te bashkepunuar ne Parlament dhe ka nje vazhdim te bllokimit politik ne vend qe prej zgjedhjeve parlamentare ne qershor 2009”, thote ai. Deklarata e komisionerit pwr zgjerimin vjen nw kohwn qw opozita shqiptare ka nisur swrish kontestimet nw lidhje me zgjedhjet, duke pwrswritur skenarin e vitit 2009, pas zgjedhjeve parlamentare. Nga ana tjeter, komisioneri flet edhe per angazhimin e Bashkimit Europian ne lidhje me procesin e zgjerimit. Ai shprehet se nuk ka asnje pengese nga vendet e Bashkimit Europian per integrimin e gjithe rajonit. “Nuk ka pengesa artificiale nga BE. Ata kane te njejten mundesi si tre vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, duhet te ndalojne luften politike dhe te gjejne nje zgjidhje per ngerçin dhe te adresojne 12 prioritetet per te marre statusin kandidat”, shprehet ne intervisten e dhene per te perditshmen austriake, komisionari Fyle. Duke e cilesuar si shume te rendesishem dialogun politik mes qeverive dhe opozitave ne gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor, Fyle shprehet se ne 12 tetor Komisioni Europian do te paraqese dhe raportin e perparimit mbi zgjerimin. Nje raport vjetor i cili percakton dhe hapat e bere nga çdo vend. Fyle vlereson perparimin e Malit te Zi, ndersa thekson se pritet nga Maqedonia dhe Serbia e zgjidhja e problemeve specifike. Nderkohe qe Bosnje-Hercegovina paraqet dhe problematiken me te madhe ne permbushjen e standardeve. Duke folur per qendrimin e Komisionin Europian per integrimin e vendeve, Fyle shprehet se “skenaret jane optimist, por mbetet ne doren e qeverive dhe politikaneve te vendeve perkatese per te permbushur te gjitha angazhimet”.
"Futja e vendeve te Ballkanit ne BE, shmang pabarazite”
Megjithe problemet dhe shpesh kontradiktat mes disa vendeve te Bashkimit Euoprian, zyrtaret e larte te Brukselit konfirmojne rendesine qe ka procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perendimor. Komisioneri Stefan Fyle thekson se angazhimi dhe pritshmerite e Komisionit Europian dhe per politikat e zgjerimit jane pozitive. Ai shprehet ne intervisten e dhene per gazeten vjeneze, se hyrja e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE do te ndihmoje edhe per shmangien e pabarazive mes rajoneve ne Europe, por edhe me gjere. “Mjaft interesat eshte fakti se procesi i zgjerimit ndihmon per te kapercyer pabarazite. Ky eshte instrumenti me efektive per te kapercyer pabarazite, sepse permes procesit te zgjerimit, kushtezimi i vendeve per reformat bene qe BE-ja te vendos projektet dhe vlerat e saj ne vendet e tjera”, shprehet Fyle. Nga ana tjeter, komisionari shprehet se adresimi i prioriteteve dhe kushteve per secilin vend sjelle dhe nje permiresim te nivelit arsimor dhe mjedisor te vendeve. “Permes procesit te zgjerimit qe BE-ja mund te ndihmoje ato vende ne nje menyre te vertete thelbesore, per te adresuar jo vetem ato çeshtje qe jane te lidhura drejtperdrejt me procesin e pranimit dhe perafrimit me BE, por edhe çeshtje te tjera, duke perfshire arsimin, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik dhe social”, shprehet Komsioneri i Zgjerimit. Fyle shton se kjo eshte menyra e duhur per te zgjidhur problemet dhe per te shmangur pabarazite qe ekzistojne mes vendeve te ndryshme, duke i afruar ne nje standard te pergjithshem. “Mbeshtetja nga BE-ja e ketyre vendeve eshte e kushtezuar qendrimi i ketyre vendeve per te pranuar procedurat e miratuara ne Bashkimin Europian. Pra procesi i zgjerimit eshte ne te vertete ai qe ndihmon per te adresuar keto çeshtje te pabarazive ne Evrope”, shprehet Fyle.