Wollfarth: Vullneti i qytetareve u lexua
Ambasadori i prezences se OSBE-se ne Tirane, Eugen Wollfarth. shprehet se ne procesin zgjedhor rendesi ka qe vullneti i zgjedhesve te lexohet ne menyre te sakte. Ne nje interviste dhene per televizionin “Klan”, Wollfarth shprehet se koha ka qene nje faktor i rendesishem, ne menyre qe te arrihej dhe te plotesohej nje tablo e sakte e asaj deshire qe shprehen zgjedhesit tane ne tete maj. “Duke nxjerre perfundime nga kjo, Kodi Zgjedhor mund te reformohet, mund te pershtatet. Me tete maj patem zgjedhjet vendore, ne 2009-n zgjedhje te pergjithshme. OSBE/ODIHR-i qe i vezhgoi me misione te medha te dyja keto zgjedhje, ka dale me disa rekomandime per zgjedhjet e fundit te pergjithshme dhe, brenda korrikut, presim rekomandime te tjera lidhur me zgjedhjet vendore. Nder to mund te perfshihet edhe shpejtesia e procesit”, shprehet Wollfarth. Nga ana tjeter, ambasadori thekson se saktesia dhe transparenca jane elemente mjaft te rendesishem te procesit. “ Por pervec faktorit kohe, saktesia dhe transparenca jane te rendesishme. Pra do te kete patjeter disa pika qe do te rishikohen. Nje pike tjeter shume e rendesishme eshte qe te partite politike te krijohet vullneti politik per ta bere kete ne menyre te shpejte dhe te sakte. Ky ishte rekomandimi numer nje i zgjedhjeve parlamentare te kaluara dhe eshte sigurisht nje element kyc per te pasur nje proces te sakte dhe korrekt”, tha dje ambasadori i OSBE. Nga ana tjeter, Wollfarth eshte ndalur dhe ne sistemin e drejtesise duke theksuar rendesine qe ka transparenca ne kete sektor. Ai tha se eshte informuar dhe per nje inspektim mbi ceshtjet e vitit 2007-2008 dhe nje raport lidhur me kete po i dergohet Ministrise se Drejtesise. “Nje ceshtje tjeter teper e rendesishme eshte dhe korrektesia e gjykatesve. Kjo sigurisht kerkon nje veshtrim te kujdesshem ashtu si dhe shume pjese te tjera te jetes publike dhe te autoriteteve ne Shqiperi. Ky eshte padyshim nje kapitull shume i rendesishem ne perparimin e tere sistemit te drejtesise”, u shpreh Wollfarth. Ambasadori i OSBE-se eshte ndalur edhe ne veprimtarine e Ministrise se Drejtesise duke theksuar se ky raport duhet te sherbeje per avancimin e sistemit. “Eshte tejet e rendesishme ne kontekst qe raporti te analizohet me kujdes nga Ministria e Drejtesise dhe pastaj te ndermerren hapat e duhura. Ashtu si ne parlament, edhe per gjyqtaret imuniteti eshte nje mbrojtje e rendesishme per pavaresine e tyre, por mund te duhen dhe kufij per te pasur nje proces transparent, korrekt, plotesisht ligjor dhe te drejte. E gjithe kjo duhet te perfshihet ne perfundimet e ketij raporti dhe te rekomandimeve qe vijne edhe nga keshilltaret dhe ekspertet e jashtem”, tha Wollfarth.