E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Vendimi, hap i rendesishem per Tiranen Qamil Xhani



Vendimi i marre dje nga Kolegji Zgjedhor eshte komentuar nga perfaqesues te institucioneve te rendesishme nderkombetare. Ambasadori i OSBE-se dhe zedhenesja e Perfaqesues se Larte te BE kane dhene opinionet e para ne lidhje me etapen e fundit te procesit. Ambasadori i Prezences se OSBE-se, Eugen Wollfarth, duke mos u ndalur ne detajet e vendimit, u shpreh se ai eshte nje hap i rendesishem per te ardhmen e Tiranes. "Persa i perket vendimit qe eshte marre sot ne Tirane, duhet ta shoh mire vendimin, por mendoj eshte i rendesishem per vendosjen e nje hapi tjeter qartesie ne administrimin zgjedhor dhe per te ardhmen e Tiranes. Mendoj qe shteti i se drejtes, respektimi i ligjit eshte shume i rendesishem. Nuk kam koment per vendimin e Kolegjit", u shpreh dje Wollfarth ne nje prononcimi dhene per mediat, gjate nje vizite te zhvilluar ne qytetin e Elbasanit me drejtuesit lokal. Mesazh i Wollfarth eshte dhe i pari qe u be nga faktori nderkombetare ne Tirane per vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Diplomati i OSBE-se ka theksuar se proces me i rendesishem per vendin eshte konstituimi i pushtetit vendor. Ai u shpreh se te zgjedhurit vendor duhet te mendojne per administrimin e qytetit dhe te njesive vendore. "Shpresa ime, te kete nje administrim sa me te mire te vendit. I gjithe vendi duke filluar qe nga komunat e bashkite ka nevoje per nje administrim sa me te mire dhe nje vendimmarrje sa me te mire kur vjen puna per procesin e integrimin ne BE", tha perfaqesuesi i OSBE-se ne Tirane. Pas takimit me kreun e rizgjedhur te Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, Wollfarth u shpreh se vizita e tij ne njesite vendore lidhet me punen e ketyre institucioneve. "Doja te shihja punen e ketyre institucioneve, te cilat bazohen ne shtetin e se drejtes, ne menyre qe te shoh edhe mundesine per bashkepunim dhe mbeshtetje ne te ardhmen", u shpreh Wollfath. Ndersa zedhenesja e Perfaqesues se Larte te KE-se, Catherine Ashton, Maja Kocijancic tha dje gjate nje konference per mediat se KE po pret argumentet juridike te Kolegjit ne lidhje me procesin. "Ne kemi ndjekur zhvillimet ne Shqiperi, qe prej zgjedhjeve lokale te 8 majit, me shqetesim te madh, dhe vemendje. Ne mbajtem shenim vendimin e Kolegjit Zgjedhor ne Shqiperi dhe ne po presim te shohim nje arsyetim dhe justifikim me te thelle pasi per momentin kemi pare vetem vendimin", tha Maja Kocijancic. Ne komentet e bera per situaten ne vend, ajo ka theksuar se nuk do te ndalet te vendimi pa pare me pare argumente. Ndersa ka shtuar se Komisioni Europian pret nga klasa politike me shume dialog dhe reforma. E pyetur nese institucionet e Bashkimit Europian e cilesonin si nje zhvillim pozitiv vendimin e djeshem, duke qene se nje prej kerkesave te BE-se ka qene mbyllja sa me pare e procesit, Kocijancic ka theksuar dhe nje here se duhen pare detajet e procesit per te dhene konkluzionet perfundimtare. "Vetem atehere do te bejme te qarte pikepamjen tone. Ju e dini shume mire se cfare pritet nga Shqiperia. Ne duam te shohim nje dialog te pjekur politik, ne duam te shohim perparime ne reforma, por per kete rast te vecante, perpara se ne te bejme te qarte qendrimin tone, na duhet te shohim te gjitha detajet", tha zedhenesja e Perfaqesueses se Larte te KE-se, Catherine Ashton, Maja Kocijancic.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›