E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Veriu i Mitrovicës, pjesë e Kosovës

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Shtefan Fyle deklaroi se rajoni në veri të lumit Ibër është pjesë e Kosovës dhe si e tillë është me ligj ndërkombëtar.

Duke folur në një intervistë për gazetën "Politika", Fyle theksoi se ky territor nuk është pjesë e Serbisë, ndërsa shtoi se vendosja e rendit dhe e ligjit në veri të Kosovës duhet të jetë e njëjtë si në të gjitha pjesët e tjera të Kosovës.

“Komisioni Evropian ka rekomanduar që me Serbinë të nisin bisedimet për integrim evropian, sapo të jetë realizuar përparim i mjaftueshëm në raport me Kosovën", tha Fyle. Sipas tij, parimi i reciprocitetit, zgjidhje pragmatike në sektorët siç janë energjetika, telekomunikacioni si dhe pranimi i ndërsjellë i diplomave janë më të rëndësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›