Kastrati: Të arrestohen krminelët në veri

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë, por shumë e tensionuar për shkak të veprimeve të ekstremistëve serbë, të cilët vazhdojnë t`i mbajnë rrugët e bllokuara..
Një deklaratë për mediat kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati të ketë thënë se “bllokimi i rrugëve është i papranueshëm, pasi shumë banorë pa dallim të përkatësisë etnike kanë mbetur të izoluar”.
Në takimin e sotëm, Kastrati tha se strukturat e sigurisë duhet të jenë shumë të vendosura të mos lëshojnë pe ndaj grupeve kriminale që janë kundër rendit dhe ligjit.
“Për të pasur një situatë të qëndrueshme duhet të arrestohen personat e kriminalizuar që veprojnë në atë pjesë të Kosovës”, tha Kastrati.