Tunizia në zgjedhje historike

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 21:00. Partia islamike "Ennahda" pritet të marrë më shumë vende në Parlament, teksa nuk është e qartë nëse do të mund të sigurojë maxhorancën qeverisëse e vetme.
Mbi shtatë milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për 217 anëtarë të asamblesë kushtetuese, e cila pritet të hartojë një kushtetutë të re dhe të votojë një qeveri të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.
Këto janë zgjedhjet e para të lira të pranverës arabe. Ben Ali braktisi Tunizinë dhe fluturoi për në Arabinë Saudite me 14 janar pas protestave të para popullore në botën arabe./Start/
2011-10-23 12:04