Topalli: OSBE 15 vjet mbështetje, Wollfarth: Përparimi i ndjeshëm
TIRANE- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shënon sot 15-vjetorin e krijimit të saj, në një veprimtari të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, të organizuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetari i Prezencës, Ambasadori Eugen Wollfarth.
Duke vlerësuar mbështetjen e këtij institucioni, kryeparlamentarja Topalli e vlerësoi mëse të frytshëm bashkëpunimin me OSBE, sidomos në asistencën e tyre në proceset integruese. “Ka pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe të suksesshëm, jemi të gatshëm ta vazhdojnë këtë bashkëpunim, vlerësojmë edhe bashkëpunimin me ODIHR, sidomos për vëmendjen në procesin zgjedhor. Jemi të interesuar ta vazhdojmë këtë bashkëpunim për zgjedhjet”, tha Topalli.
Topalli vlerësoi më tej mbështetjne që OSBE i ka dhënë administratës dhe Kuvendit të Shqipërisë.“Administrata dhe Kuvendi i Shqipërisë janë rritur së bashku. Cmojmë veprimtarinë e OSBE në mbështetje të demokracisë dhe institucioneve, mbështetjen për integrimin e Shqipërisë”, tha ajo më tej.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, prezantoi edhe projektin më të ri në administrimin e legjislativit shqiptar: Handbook me të dhënat statistikore për legjislaturën.
“Ofruar si në shqip ashtu edhe në anglisht, Handbook është një hap i rëndësishëm për statistikat. Parlamenti është dhe do të jetë institucioni kyç në plotësimin e demokracisë, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të mbikëqyrjes, transparencës, sigurimit të akteve kombëtare”. tha ajo.
Ajo kërkoi angazhimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit për të votuar ligjet që i hapin rrugë plotësimt të reformave të integrimit të Shqipërisë në BE. “Në kuadër të 100 vjetorit të bëjmë të mundur përmbushjen e reformave për integrimin në BE. Të votojmë së bashku shumë ligje që kërkojnë 3/5, shumë ligje për përmbushjen e reformave integruese”, tha ajo.
Ambasadori Eugen Wollfarth, i pranishëm në ceremoni, u shpreh se OSBE ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e reformave gjithëpërfshirëse, duke ndihmuar në konsolidimin e institucioneve. Prezenca e OSBE-së ka kontribuar në përparimin që ka bërë ky vend, sidomos në liberalizimin e vizave.
“Gjatë 15 viteve të fundit, është bërë përparim i ndjeshëm. Falë punës së madhe dhe përkushtimit të qeverisë aktuale dhe atyre të mëparshme, sot shohim një Shqipëri më të fortë, më të gjallë e më të mirë. Gëzimi më i madh që ndaj me qytetarët shqiptarë është liberalizimi i vizave. Me krenari mund të them se Prezenca e OSBE-së ka kontribuar në përparimin që ka bërë ky vend. Jam veçanërisht krenar që Prezenca ka kontribuar në procesin e reformave që kulmoi me liberalizimin e vizave Shengen. Në vitin 2012, ndërsa Shqipëria feston 100-vjetorin e pavarësisë së saj, unë u bashkohem të gjithë atyre që duan të shohin të bëhen përpjekje më të mëdha në axhendën e reformave”, theksoi ai.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u krijua nga Këshilli i Përhershëm i OSBE-së më 27 mars 1997.
(vijon)