Fyle i rikujton Serbisë kushtin e Kosovës
Komisioneri europian për zgjerim Shtefan Fyle ka deklaruar në Beograd se Bashkimi Evropian e inkurajon Serbinë që të vazhdojë reformat në rrugën drejt Evropës dhe se është prioritet thelbësor “përparimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”.
Fyle, që është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka biseduar me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç që nga zgjedhja e tij në këtë post, tha se në kritere ekziston” qartësi, transparencë dhe parashikime se çka pritet nga Serbia për të nisur bisedimet”.
Ai tha se në mes të kushteve tashmë të ditura, gjenden edhe ato që kanë të bëjnë me institucionet paralele në veri të Kosovës.
Nikolliç ka thënë se kurrë deri më sot, nga askush në BE nuk ka dëgjuar se pranimi i Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në BE. Ai ka thënë se me komisionarin Fyle ka biseduar edhe për mënyrat e vazhdimit të dialogut me Prishtinën.