E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurohet Nikoliç: Europa është rruga e ardhmërisë së Serbisë

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se rruga evropiane e Serbisë është rrugë e ardhmërisë, dhe se është në interes të Serbisë që të bashkëpunojë me të gjithë në mënyrë që në rajon të mbizotërojë politika e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit.

Gjatë imaugurimit të tij si president ai tha se është në interes të Serbisë që të bashkëpunojë me të gjithë, edhe me Lindjen edhe me Perëndimin, meqë, me këtë, Serbia vetëm fiton dhe asgjë nuk humb.

Nikolliç është shprehur se do të mbrojë Kushtetutën, do të respektojë dhe ruajë integritetin territorial të Serbisë dhe do të përpiqet që t`i bashkojë të gjitha forcat politike në vend, që të kenë një politikë të përbashkët kundrejt Kosovës.

Ndërkaq inaugurimi i tij u bojkotua nga shumica e liderëve rajonalë, për shkak të së kaluarës së tij nacionaliste dhe mohimit se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer genocid.

Diplomatët perëndimorë dhe liderët rajonalë e kanë kritikuar atë, të cilën e kanë quajtur përpjekje të Nikolliç për të “rishkruar historinë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›