E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fyle i shkruan Berishes Zgjidhni ngercin politik

TIRANE- Komisioneri per Zgjerim ne Bashkimin Europian Stefan Fyle shpreh shqetesimin e tij per mungesen e perparimit ne normalizimin e situates politike ne Shqiperi. Permes nje letre drejtuar kreut te qeverise Fyle i kerkon Berishes zgjidhje sa me te shpejte te ngercit politik.

Reformat zgjedhore kerkojne bashkepunim me te gjere politik dhe mbeshtetje ne parlament. Si Kryeminister dhe kryetar i parise kryesore ne qeveri ju ndani me te gjithe lideret e tjere politike pergjegjesine per te arritur ne fund te kesaj krize shkruan Fyle ne letren drejtuar kryeministrit Berisha.

Nderkohe komisioneri Fyle i shkruan kryeministrit Berisha qe te plotesohen ne kohe rekomandimet e OSBE-se ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme lokale te plotesojne standartet me te larta demokratike.

Raporti final i OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 2009 perfshinte nje numer rekomandimesh qe zgjedhjet e ardhshme te zhvillohen ne te njejten linje me rekomandimet dhe standardet e OSBE-ODIHR. Disa nga keto rekomandime u arriten ne zgjedhjet e kaluara por disa te tjera mbeten te pazgjidhura

Fyle nenvizon se Komisioni Evropian pret qe zgjedhjet lokale te 8 majit 2011 te zhvillohen sipas standardeve europiane te pershtatshme per nje vend i cili ka aplikuar per anetaresim ne BE.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›