E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë: Objekti i zjarrfikësve shfrytëzohet nga Hortikultura

Komuna e Prishtinës dhe Brigada e zjarrfikësve nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët. Dy objektet që u ndërtuan ekskluzivisht për Shoqatën e zjarrfikësve, njëri nga ta u nda për “Hortikulturën”.

Me gjithë se zjarrfikësit kishin pritur 30 vjet që të kenë objektet e tyre me kushte më komode, aty hisedar iu bënë edhe ata që bëjnë pastrimin e ambientit. Kjo për sindikalistët e skuadrës së shpëtimeve nga rreziqet e zjarrit është krejtësisht e papranueshme.Agjencia për menaxhim të emergjencave, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që i menaxhon zjarrfikësit e quan uzurpim dhe akt të jashtëligjshëm veprimin e Hortikulutrës.

Zëdhënës i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj, ka thënë se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave nuk ka investuar asnjë cent në ndërtimin e objekteve, të gjitha investimet i ka bërë Komuna nga buxheti vetjak./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›