E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle mirëpret arritjen e Reformës Zgjedhore: Hiqni imunitetin

Tiranë- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Stefan Fyle ka mirëpritur konsensusin për Reformën Zgjedhore e arritur mes palëve pak ditë më parë.

Në një deklaratë lidhur me përmbylljen e Kodit të ri Elektoral zoti Fyle shkruan se kjo frymë dialogu dhe bashkëpunimi duhet të vijojë edhe për prioritetet e tjera.

Sipas zotit Fyle ‘marrëveshja ndërpartiake për Kodin Elektoral është një zhvillim i mirëpritur, qoftë mazhoranca dhe opozita duhet përshendetur’.

Ai shton se nëse miratohet javën e ardhshme në Kuvend do të jetë me rëndësi të madhe për zbatimin e marrëveshjes së Nëntorit.

‘Mazhoranca dhe opozita duhet të ndërtojnë në këtë zhvillim pozitiv dhe të vazhdojnë dialogun për prioritet e tjera për të plotësuar kriteret evropiane dhe të arrinjë rezultate para vjeshtës. Reformat janë kyçe’- tha Fyle.

Komisioneri evropian tha se votimi i heqjes së imuniteit është konrributi i duhur në këtë drejtim. Ndaj ai shton se BE ka një qëndrim inkurajues ndaj palëve për t’i arritur këto standarte për t’u afruar me familjen e madhe evropiane.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›