E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet me 11 muaj dënimi për Qerimaj, pjesë e garave në 2013- ën

Gjykata e Arbitrazhit në Lozhanë ka ulur dënimin e peshëngritësit shqiptar Erkand Qerimaj me 11 muaj.
Pas këtij lëshimi sportistit i jepet mundësia që të marë pjesë vitin e ardhshëm në garat botërore.

Erkand Qeriamj u dënua nga Federata Botërore e Peshëngritjes me 2 vjet pezulli nga garat sportive, pasi në testet anti- doping ai doli pozitiv. Ky vendim u apelua nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe tani është ulur me 11 muaj.

Peshëngritësi shqiptar i është nënshtruar testimit në Antalia, ku dhe u shpall kampion i Evropës, në peshën 77 kg në kampionatin e fundit. Pas testeve të bëra urina e Qerimaj tregoi se përmbante një substancë të familjes Metyl hexanamine. Shkresa i është dërguar Federatës Botërore të Peshëngritjes që më 4 maj 2012 dhe thuhet se këto substanca rrisin energjinë dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Dy kanë qënë analizat që ka bërë Qerimaj, ajo në Shqipëri ka rezultuar negative ndërsa testi në Antalia ditën e garimit rezultoi pozitiv. Ai zhvilloi më pas një tjetër test ku dhe aty rezultoi pozitiv dhe më pas ju hoq titulli Kampion Evrope.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›