E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle në Beograd me udhëzim për negociata

Komisionari për shtrirje i BE, Stefan Fyle nesër nis vizitën dyditëshe në Beograd në kuadër të së cilës me kreut shtetëror serb do të bisedojë mbi hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën drejtë BE dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën.

Këshilltari i zyrtarit të lartë evropian, Peter Stano ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se “Fyle por vjen që të bisedojë me presidentin e Serbisë, me qeverinë dhe anëtarët e parlamentit mbi situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm lidhur me fazën e re në të cilën po hynë Serbia në negociatat për përafrim me BE dhe vendimin e Këshillit të Evropës prej 28 qershorit mbi hapjen e negociatave”.

Stefan Fyle do të prezantojë në Beograd “strukturat e domosdoshme që duhet t’i ketë vendi për procesin e negociatave dhe do të parapërcaktojë prioritetet për agjendën evropiane të Serbisë – vazhdimin e reformave, zbatimin e Marrëveshjes (së Brukselit) me Prishtinën, rolin rëndësishëm në rajon dhe promovimin pajtimit” ka thënë zëdhënësi tano.

Vizita e komisionarit për shtrirje të BE do të jetë simbolikisht hyrje në fillimin e analizës krahasuese të harmonizimit të dispozitave të Serbisë me virtytet juridike të BE, të ashtuquajturin skrining, që formalisht do të nis në shtator ose tetor.
(kosovapres/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›