Fyle ne Kuvend Bashkepunimi politik kyc per integrimin
Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle iu drejtua parlamentit shqiptar me një fjalim ku theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik si kyç për integrimin e vendit. Duke theksuar se rezultate e para konkrete të plan-veprimti të marsit 2010 janë realizuar komisioneri Fyle tha se anëtarësimi mund të arrihet vetëm atëherë kur ka konsensus gjatë një periudhe më afatgjatë. Është vendimtare tha ai që Shqipëria ta përdorë mirë periudhën deri në raportin e komisionit Evropian deri në Tetor dhe për këtë ai theksoi 4 pika të rëndësishme siç janë reforma zgjedhore, roli i parlamentit, zbatimi i ligjit dhe të drejtat e Njeriut.
Duke i marrë të veçuara komisioneri Fyle tha se përsa i takon reformës zgjedhore zbatimi i zgjedhjeve mbetet një ëprparësi ëpr Shqipërinë.
“Është themelore të përfundojë reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të tregojë rezultate për kodin zgjedhur duke zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”-thekoi Fyle.
Duke e cilësuar parlamentin si institucionin kyç për integrimin e vendit, ai tha se janë bërë një sërë arritjesh pozitive në disa pika ,por kërkohet më shumë konsensus politik, ku qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për reformat dhe për zgjedhjen e presidentit.
“Shpresoj që do të arrini ta ruani këtë atmosferë konstruktive për zgjedhjen e presidentit”-deklaroi Fyle.
Përsa i përket zbatimit të ligjit, komisioneri i BE-së theksoi se është një sfidë kryesore për vendet që ecin drejt Bashkimit Evropian dhe lufta kundër korrupsionit është kyçe për sundimin ligjit. Ndërsa kërkoi hetim të plotë për ngajrjet e 21 janarit, Fyle nënvizoi se duhet të përmirësohet bahskëpunimi institucional, i cili është themelor edhe për zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Lidhur me pikën e katërt dhe të fundit Fyle tha se duhet të krijohet kuadri i mundshëm ligjor për respektimin të drejtave të njeriut siç janë romët, homoseksualët.