E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle-Rames Zgjedhja e Avokatit te Popullit shembull per rajonin

Në takimin që Komisioneri për Zgjerimin në Europë Stefan Fyle zhvilloi me Kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama mësohet se , pasi shprehu vlerësimin për kontributin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian për proceset integruese të Shqipërisë, e informoi Komisionerin për ecurinë e reformës parlamentare dhe zgjedhore, duke vënë në dukje rëndësinë e përfundimit të këtyre reformave brenda afateve të kërkuara.

Kryetari i PS rikonfirmoi angazhimin e Partisë Socialiste për të ofruar gjithë kontributin e saj për avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë.
Komisioneri Fyle tha se opozita ka luajtur rol konstruktiv për ecurinë e procesit të reformave, shprehje e së cilës ishte dhe shembulli pozitiv i mënyrës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shembull jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për rajonin.

Kryetari i PS informoi, gjithashtu, për qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Komisioneri Fyle e vlerësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm politik për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Komisioneri Fyle deklaroi se dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur dhe nga Shqipëria priten mesazhe pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›