Injorant, mi halesh, Palaço, i pafytyrë. Debati i plotë parlamentar mes Gjanës dhe Shalsit
Ky është debati në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese mes drejtuesit të komisionit, deputetit demokrat Jemin Gjana dhe deputetit socialist, Eduard Shalsi, që përfundoi në konfrontim fizik.
Eduard Shalsi: Unë në fakt do të doja tju përgëzoja për iniciativën dhe sot, për herë të parë, do të doja të përgëzoja kolegët e mi të maxhorancës, që më në fund
Ardian Turku: Kemi debatuar dhe për ligjin e gjuetisë dhe ligje të tjera, nuk është hera e parë.
Eduard Shalsi: Sikur tju eksitonte dhe nafta, siç ju eksiton peshku, do të ishte shumë mirë. Për hir të së vërtetës, ju përgëzoj sepse është pikërisht ky roli që Parlamenti duhet të luajë mbi qeverinë, ndaj për mua është një surprizë shumë e këndshme dhe mënyrë e të formuluarit të pyetjeve(ndërhyrje) A ta mbaroj içik se e kam bezdi kur flasin dhe nuk përqendrohem dot. Dhe numri i madh i pyetjeve që bëri relatori dhe, në parantezë, doja të thosha që në një numër të tillë pyetjesh që unë kam bërë për Albpetrolin, jam paragjykuar. E përgëzoj sinqerisht rolin tuaj, sepse realisht ky duhet të jetë roli ynë mbi qeverisjen. Ta mbajmë të përgjegjshme dhe të saktësojmë çdo pikë të paqartë për të gjitha propozimet që ato sjellin.
Jemin Gjana: Zoti Shalsi, unë ju garantoj se nuk do të paragjykoheni nëse do ti referoheni siç i ishte referuar zoti Metalla në çdo nen të ligjit. Ka qenë një kohë të gjatë një kolegu ynë, një njeri i njohur, që kur vinte problemi të bënte pyetje, bënte 120 pyetje; Në qoftë se keni kuriozitet, mund tju them që Shkëlqim Cani sa herë që nisnim mbledhjet brenda Komisionit bënte 120 pyetje. Problemi është që ne nuk paragjykojmë numrin e pyetjeve tuaja, se kemi paragjykuar as të Albpetroli, por ndryshimi me zotin Metalla është i tillë, që u detyrova ti bëja dhe vërejtje që të mos e përshkruajë nenin dhe vërejtjet, por bëj vetëm pyetjen. Dhe, pyetjet e zotit Metalla ishin të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me secilin kapitull.
Eduard Shalsi: Jo more! Çthua, mo çthua? Merri shihi se çfarë kam thënë! Hapi procesverbalet! Mos na hap këtë muhabet tani!
Jemin Gjana: A ka mundësi të bësh qetësi o burrë, e të lësh të tjerët që të flasin? Unë të lash të flasësh. Çke që nervozohesh? Nervozohesh me veten?
Eduard Shalsi: Injoranca më nervozon, madje dhe më acaron injoranca.
Jemin Gjana (çohet në këmbë): Dëgjo. Duhet të matesh mirë kur flet. Mos guxo ta bësh më! More vesh?
Eduard Shalsi: Si, si? Mos ta bëj më? Jo do ta bëj (çohet në këmbë), por po të them
Jemin Gjana: Palaço, i pafytyrë! (Ulet në karrige)
Eduard Shalsi: Po të them, mos e bëj më këtë veprim. Dakord! Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu.
Bedri Hoxha: Po ti e ofendove, Shals. Mos bëj ashtu.
Ardian Turku: Po ti nuk lë njeri të flasë, ndërhyn përherë.
Eduard Shalsi: Unë jam ndërprerë 100 herë kur flas, dhe ti po më tregon mua.
Osman Metalla: Kë ofendon ti? Kë ofendon?
Jemin Gjana: Dil përjashta. Dil përjashta po të them.
Eduard Shalsi: Mos më thuaj mua dil përjashta. Jo mua dil përjashta.
Jemin Gjana: Ik përjashta tani, po të them!
Besnik Bare: Po nuk e nxjerr dot ti përjashta atë.
Eduard Shalsi: Nuk më nxjerr dot ti përjashta. E di unë kur dal jashtë, ti dil përjashta (debat në sallë). Kush je ti, more? Respektoj Komisionin unë.
Osman Metalla: Po si mund ti thuash kryetarit injorant more?
Eduard Shalsi: Unë thashë që më acaron injoranca. Po, dhe e them prapë. Dhe sidomos arroganca e injoranca. Po më tregon mua që paskam bërë pyetje që skanë pasur lidhje me ligjet. Pyetjet e mia ska të drejtë ti komentojë asnjëri. E kam unë të drejtën.
Ardian Turku: Po ti komenton përherë
Eduard Shalsi: Unë e kam duruar për shkak të moshës, e kam toleruar për shkak të viteve. Por të më thotë mua që pyetjet e tua skishin lidhje me çështjen!
Osman Metalla: Duhet të respektoni etikën dhe të vendosni një marrëdhënie të tillë në Komision.
Eduard Shalsi: Çfarë etike more?! Merr shih procesverbalet. Do kulturë etika.
Bedri Hoxha: O Shals, por ti e fyeve Ke folur sa herë ke dashur.
Eduard Shalsi: Si e fyeva unë, more? Më jam fyer unë në këtë Komision, o ska.
Bedri Hoxha: Nuk ke asnjë të drejtë më shumë se të tjerët. U ndërpreve ti, se mos je ndonjë burrë më i mirë se të tjerët.
Besnik Bare: Jemin më fal, një gjë të vogël. Se si i formulojmë ne pyetjet, secili i shpreh në mënyrën e vet. Ju nuk keni të drejtë të bëni vërejtje në mënyrën se si formulohen pyetjet nga ne. Komentin e bëj të shkurtër dhe askush nuk ka të drejtë të interferojë në këtë punë. Se po të flasim pastaj për kulturë dhe për profesionalizëm, pastaj kalojmë në histori tjetër.
Eduard Shalsi: Merr shih procesverbalet dhe shih ça keni thënë.
Jemin Gjana: Nuk paragjykojmë kurrkënd për pyetjet, por nëse ju vini në Komision dhe shtroni idenë se paragjykoheni për pyetjet, atëherë unë kam obligimin që në emër të të gjithë kolegëve të maxhorancës tu bëj të qartë komisionit, opinionit dhe kujtdo tjetër që ju nuk paragjykoheni sa herë bëni pyetje për projektligjet. Atë që bëri zoti Metalla, jua vura si element krahasues. Dhe do të paragjykoheni gjithmonë, nisur nga fjala dhe nga emri mos pretendoni se po paragjykoheni.
Eduard Shalsi: Unë nuk kam marrë përgjigje akoma për ato pyetje që kam bërë. Përgjigje që kanë lidhje me privatizimin e Albpetrolit, me të ardhurat.
Jemin Gjana: Megjithatë secili vetveten tregon, dhe bëni mirë që ta frenoni veten dhe të bëni kujdes në fjalët që lëshoni, sepse pastaj
Eduard Shalsi: E pastaj dhe pastaj?
Jemin Gjana: Dhe pastaj këtu është Komision, mbledhja këtu është mbledhje. Statusi i deputetit është status i deputetit, disa gjëra mbyllen këtu dhe dalim jashtë pastaj. Në qoftë se je koshient, matu mirë pastaj. Unë të them matu mirë.
Eduard Shalsi: Unë jam superkoshient dhe skam nevojë të matem. E kam në natyrë unë që matem dhe i peshoj mirë veprimet. Kam dhe kulturë për më tepër, dhe qytetari!
(Jemin Gjana vijon pyetjet ndaj ekspertëve të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas mbyllet mbledhja).
(Jemin Gjana kërkon sqarim nga Eduard Shalsi)
Jemin Gjana: Mos guxo të më flasësh më ashtu. More vesh?
Eduad Shalsi: Ik ande