E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle në Tiranë, invalidët protestë

TIRANE- Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar me rastin e vizitës së Z. Stefan Fyle në Tiranë do të organizojë një protestë me karakter sensibilizues para Ministrisë së Integrimit, e cila do të zhvillohet ditën e sotme.

"Me anë të kësaj proteste dëshirojmë të sjellim në vëmendje të politikës disa fakte edhe argumente që ndikojnë pozitivisht në procesin e integrimit të vendit tonë në BE", - shkruhet në komunikatën për shtyp të Këshillit të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Gjithashtu, ky këshill ka dhe mbështetjen e Forumit Evropian të Personave me Aftësi të Kufizuar, të cilët bëjnë me dije se protesta e ditës së sotme do të transmetohet në disa gazeta në Bruksel.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›