E Diel, 1 Nëntor 2026

Cënimi i lirisë, gazetarët kosovarë bojkotojnë sot institucionet e partitë

PRISHTINË- Gazetarët kosovarë ditën e sotme me rastin e 3 Majit, Ditës së lirisë së shprehjes kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë institucionet qendrore dhe subjektet politike, për të kërkuar kthimin në Kuvend të Kodit të ri penal, pasi sipas tyre, nenet 37 dhe 38 cënojnë lirinë e shprehjes. 

Gazetarët e Kosovës do ndihen të indinjuar me miratimin e Kodit të ri Penal të Kosovës, i cili sipas tyre cungon lirinë e shprehjes.

Kërkesat e gazetarëve:
Bojkot, sepse liria e shtypit nuk negociohet. 

Bojkot, sepse me Kodin e ri Penal, liria e shtypit fundoset. 

Bojkot, sepse Kodi i ri Penal duhet të rikthehet në Kuvend dhe nenet 37 e 38 duhet të hiqen. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›