Durrës, ekzekutohet 20-vjeçari, në kërkim autorët

Një 20 vjeçar ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është Arbër Bardhi, ndërsa dyshohet se mund të jetë vrarë për hakmarrje.
Ngjarja e cila ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Stacioni i Trenit”, ka vënë në lëvizje policine, të cilët konfirmojnë se i riu është vrarë me armë zjarri.
Ende nuk dihet autori i kësaj vrasje ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.