E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle nga Athina: Maqedonia të zgjidhë emrin

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle i kujtoi sërish Maqedonisë, zgjidhjen sa më shpejtë të çështjes së emrit me qëllim që vendi të lëviz drejt integrimit në BE.
 

Fyle, pas takimit me shefin e diplomacisë greke Dimitris Avramopulos tha se zgjerimi i BE-së duhet të mbetet prioritet në agjendë, edhe gjatë kryesimit grek të BE-së në vitin 2014.
 

Sipas mediave greke komisioneri Fyle ka folur edhe për ecurinë e aktiviteteve të Maqedonisë në kuadër të dialogut të lartë paraqasës me BE-në, dhe se për 3 vjet me radhë pati marrë rekomandime për fillimin e bisedimeve.
 

Ndërkohë Zv. kryeministrja për euro-integrime Teuta Arifi nuk I ka komentuar deklaratat e komisonerit Fyle.
 

E pyetur nga mediat maqedonase Arifi ka shmangur kritikat e komisionerit për zgjerim në BE duke theksuar vetëm se fokusi kryesor i saj është përmbushja e kritereve dhe reformave në kuadër të Dialogut të nivelit të lartë paraqasës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›