Fyle takon Berishën: Vizat? Varen edhe nga kriza politike
Edhe gjatë këtij takimi, theksi është vënë tek kriza politike në vend, si dhe procesi i liberalizimit të vizave. Ai u shpreh muajin e ardhshëm, Komisioni Evropian do të përgatis një opinion për Shqipërinë dhe sigurisht rol në këtë drejtim sipas Fyle do të ketë edhe situata politike në vend.
“Nëse ngërçi politik vazhdon, kjo mund të pengojë integrimin e Shqipërisë, Parlamenti është vendi për dialog dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në vendet demokratike. Rruga në të ardhmen duhet të ndiqet nga dy parime: respekti për Kushtetutën dhe Transparenca”, theksoi ai.
Komisioneri evropian shtoi se në fokusin e raportit për vizat do të jenë përmbushja e një sërë kriteresh. “Në fokusin tonë për Shqipërinë do të jetë përmbushja e kërkesave të Kopenhagën për të drejtat e njeriut. Në këtë sens, unë e vlerësoj angazhimin e kryeministrit dhe të qeverisë për luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar. Ne do të vlerësojmë jo vetëm angazhimin por edhe veprat konkrete në këtë fushë. Në lidhje me liberalizimin e vizave, ju keni lëvizur në vendin e duhur. Shqipëria ka bërë përparim në lidhje me hartën e rrugës”, tha ai më tej.
Fyle paralajmëroi se muajin që vjen Këshillit i Evropës do të paraqesë opinionin e tij në lidhje me përmbushjen e kritereve”, tha ai. Kryeministri Berisha përveç se ka folur edhe për suksesin e Shqipërisë për vizat, është shprehur edhe një herë se zgjidhja e krizës arrihet vetëm se duke respektuar ligjet. “Edhe një herë shprehja bindjen dhe u shpreha plotësisht me deklaratën se çështja duhet të zgjidhet nga lidershipi shqiptar. Vendi ka të gjithë dispozitat e shtetit ligjor për të vepruar nëpërmjet Kushtetutës”, tha Berisha.