Fule takim me Topin: Zgjidhni krizën, rrezikoni integrimin
Presidenti Bamir Topi ishte zyrtari i pare i Tiranes qe priti Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Stefan Fule. Duke folur per krizen ende te pazgjidhur politike ne Shqiperi, Fule vlerësoi rolin e Topit për rivendosjen e dialogut politik institucional mes mazhorancës dhe opozitës në vend. Duke diskutuar për situatën politike Komisioneri Fule vuri në dukje rëndësinë e elementeve që përmbahen edhe në Deklaratën e përgatitur dhe bërë publike nga Komisioni para fillimit të vizitës në Tiranë, duke theksuar se “nëqoftë se ngërçi politik dhe situata aktuale vazhdojnë dhe mbetet e pazgjidhur, kjo do të ngadalësojë procesin e mëtejshëm të integrimit.
• Fule: Heqja e vizave me Shqipërinë, në mes të prillit
“Bojkotet nuk kanë vend në demokracinë evropiane” u shpreh Komisioneri Fule, duke vënë në dukje se përgjegjësia do t’u mbetet udhëheqësve politikë nëse nuk do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Presidenti Topi nga ana e tij vlerësoi pozitivisht rivendosjen e dialogut politik institucional mes mazhorancës dhe opozitës dhe shprehu “besimin se me vullnetin politik të palëve dhe angazhimin serioz të tyre, ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjidhja të vijë në mënyrë institucionale dhe në funksion të demokracisë dhe të interesave të qytetarëve shqiptarë.”
Komisioneri Fule theksoi se sa më me saktësi dhe sinqeritet t’u përgjigjen autoritetet shqiptare pyetësorit te BE-se, aq më e qartë dhe objektive do të jetë panorama mbi bazën e së cilës Bashkimi Evropian do të vlerësojë plotësimin e standardave integruese të Shqipërisë, sidomos për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lirive thelbësore, shtetit të së drejtës dhe forcimit të demokracisë.
ALSAT Azhornuar së fundi ( e premte , 19 mars 2010 ) < I mëparshmi