Ngrihet komisioni hetimor, opozita kundër votimit
Dy ditët e debatit parlamentar për gjetjen e një zgjidhjeje mbi krizën politike në vend u mbyllën dhe me një ndarje akoma më të madhe mes pozitës dhe opozitës. Ndërsa kaluan të gjitha limitet kohore për arritjen e nje marrëveshjeje, socialistët tërhoqën dy nismat ligjore, ndërsa maxhoranca votoi me 73 vota komisionin parlamentar hetimor.
"Zonja kryetare, po krijoni një precedent parlamentar pas 20 vjetësh të këtij parlamenti duke shkelur hapur, atë që është shkruar e zeza mbi të bardhë. Nesër bëni kërkesën tuaj, po ju s'keni të drejtë të votoni me apo pa kuorum, mbi një kërkesë tonë për ngritjen e një komisioni hetimor, kur neni përkatës mua më jep të drejtën ta tërheq dhe ti ke detyrimin të deklarosh mbylljen e seancës dhe jo të votosh atë që tërhoqa unë. Cfarë do të votosh? Dhe vendimi juaj është bërë mbi bazën e kërkesës sime. Unë e tërhoqa kërkesën time, cfarë do votosh?", tha Ruci.
Socialistët argumentuan se nuk mund të ketë votim kur ata tërheqin nismën ligjore, dhe kjo sipas tyre bazohet në rregulloren e Kuvendit. Ruci kërkoi që maxhoranca të bëjë kërkesë që nesër dhe pastaj të votojë për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve, por Topalli hapi votimin.
"E shikoni si bërtasin këta që kërkonin transparencën. Tani që u kërkohet të votojnë transparencën, nuk duan transparencën, janë kundra transparencës. Tani që votohet për hetim të plotë këta ikin dhe nuk pranojnë. Të japë ngritjen e komisionit hetimor sic e keni dashur, të jap dhe maxhorancën, të jap dhe kryetarin e komisionit hetimor. Hapet votimi, 73 deputetë pro për ngritjen e komisionit hetimor për transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ja zotërinjtë që nuk pranojnë, ja këta që tërhiqen. Kjo është fakti absurd, kjo është gënjeshtra që luani dhe kemi realizuar pikë për pikë atë që thoët komisioneri Fule, dy parime themelore, transparencë të plotë dhe Kushtetutë, që të dyja janë në projektvendim", tha Topalli.
Por përpara këtij votimi të maxhorancës Ruci deklaroi se nëse nuk do të kishte një marrëveshje, atëherë opozita do të rinisë protestat. "Ju ribëj apel që të gjeni forcën dhe kurajon për të gjetur mirëkuptimin dhe vullnetin politik duke votuar dy nismat tona. Nëse ky vullnet do tu mungojë ne do të jemi të detyruar të tërheqim nismat tona, dhe përgjegjësia le të ngelet mbi ju. Pra, ne si politike dhe si politikanë e bëmë detyrën tonë, populli ti dalë për zot fateve të tij, ne do të jemi bashkë me të", deklaroi Ruci.
Incident në Parlament, përplasje fizike mes dy deputetëve
E ndërsa komisioneri i BE-së Fule, ndodhet në Tiranë dhe po bën thirrje për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike, në seancën maratonë të Parlamentit, ku maxhoranca dhe opozita po debatojnë prej dy ditësh ka ndodhur një përplajse fizike. Protagonistë kanë qenë deputeti socialist Gazmir Bizhga dhe ai demokrat Gent Strazimiri. Për shkak të këtij incidenti, seanca është ndërprerë disa herë.
Topalli: Opozita nuk kërkon transparencë, por krizë
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzon opozitën se synon të thellojë krizën, në një kohë që vendi ndodhet në prag të liberalizimit të vizave. "Ju nuk kërkoni transparencë, sepse ne po ju propozojmë zgjidhjen, ju nuk doni hapjen e kutive, sepse nuk lexoni amendamentin tonë. Nuk ka zgjedhje të manipuluara kur humbet, nuk ka zgjedhje të manipuluara kur ato janë certifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë", u shpreh Topalli.Ajo kërkoi nga deputetët e majtë t’i përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve me tematikë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. e kryetares së kuvendit dhe kryeministrit Sali Berisha, duke hedhur akuza të rënda ndaj tij.
Oketa: Kërkesat e socialistëve të pabaza
Kërkesat e opozitës janë të pabaza. Kështu tha gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Grazmend Oketa, ndersa akuzoi kreun socialist Rama për mosbesimin që po tregon ndaj vëzhuesve vendorë e ndërkombëtarë që monitoruan zgjedhjet. Ai kërkoi nga opozita të përqëndrohen në relacionin që komisioni i ligjeve ka sjell në Kuvend për votim.
“Unë do të dëshiroja të përshëndesja faktin tepër pozitiv se tashmë vendi ka një pozitë reale. është një zhvillim pozitiv pavarësisht se në këtë pikë duhet të ishim 7 muaj më parë” tha Oketa.
Gjiknuri: Hapja e kutive, kërkesë e ligjshme
Socialistët hedhin poshtë pretendimin e deputetëve të mazhorancës se ka një vendim gjyqësor që pengon hapjen e kutive të votimit. Deputeti socialist Damian Gjiknuri u shpreh sot nga foltorja e parlamentit se kërkesa e tyre nuk bie ndesh me ligjin. “Ata që janë njohur botërisht për një rekord në shkeljet e Kushtetutës, plot njëzet herë në katër vjet, shkelje që kanë nxitur edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që sot i përmendin pa i lexuar, nuk janë në gjëndje prej tetë muajsh që të citojnë një vendim të vetëm, një nen apo një fjali të vetme, ku lejohet kjo që po bëjnë prej tetë muajsh duke shkelur edhe në këtë rast Kushtetutën” tha Gjiknuri.
Ne vijim, deputeti socialist tha se qëndrimi i mazhorancës për mos hapje të kutive është antidemokratik dhe antikushtetues. Duke folur per kete ceshtje si nje precedent i ndodhur edhe në 2005, kur hapja e kutive u kërkua nga demokratët, Gjiknuri akuzoi te djathtët se kanë frikë nga hapja e tyre pasi kjo do të nxirrte në shesh e vërteta që Ruzhdia nuk është një rast i vecuar.
Bizhga: Hapni kutitë ose rinisim protestat. Gjana: Kutitë nuk çelen
Seanca e sotme filloi me fjalimin e deputetit socialist Gazmir Bizhga. Ai paralajmëroi fillimin e protestave në rast se kutitë nuk hapen. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Jemin Gjana iu kundërpërgjigj kërkesës së socilistëve duke thënë se kutitë nuk do të hapen. Ai tha se qendrimet e së majtës ndër vite kanë qenë të dëmshme për vendin, ndërsa iu drejtua socialistëve në sallë duke u shprehur se po veprojnë sipas urdhrave të Ramës.
Azhornuar së fundi ( e premte , 19 mars 2010 ) < I mëparshmi