E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule takim me kryesocialistin Rama

Transparenca dhe respektimi i Kushtetutës kanë qenë kryefjala e takimit të komisionerit për zgjerimin Stefan Fule edhe gjatë takimit me kreun e opozitës Edi Rama. Ngërci politik që ka mbërthyer Shqipërinë duhet zgjidhur sa më shpejt, duke krijuar transparencë dhe respekt të Kushtetutës, tha ai. Nga ana tjetër, kryesocialisti Rama shprehu angazhimin e Partisë Socialiste për transparencën e procesit zgjedhor në përputhje të plotë të kuadrit ligjor dhe kushtetues në vend.

Sipas kreut të selisë rozë, precedenti i hapjes së kutive përmes hetimit parlamentar ka ndodhur në vitin 2005 dhe ky precedent është një tjetër provë, sëbashku me interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, që vërteton se kërkesa e Partisë Socialiste është e ligjshme dhe në përputhje të plotë të Kushtetutës.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›