Fyle takon Topin: Bojkoti nuk ka vend në demokraci
Gjatë takimit, biseda u përqendrua dhe në situatën aktuale politike në vend.
Duke diskutuar për situatën politike Komisioneri Fyle vuri në dukje rëndësinë e elementeve që përmbahen edhe në Deklaratën e përgatitur dhe bërë publike nga Komisioni para fillimit të vizitës në Tiranë, duke theksuar se në qoftë se ngërçi politik dhe situata aktuale vazhdojnë dhe mbetet e pazgjidhur, kjo do të ngadalësojë procesin e mëtejshëm të integrimit.
“Bojkotet nuk kanë vend në demokracinë evropiane”, u shpreh Komisioneri Fyle, duke vënë në dukje se përgjegjësia do t’u mbetet udhëheqësve politikë nëse nuk do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje.
Nga ana e tij, presidenti Topi vlerësoi pozitivisht rivendosjen e dialogut politik institucional mes maxhorancës dhe opozitës dhe shprehu “besimin se me vullnetin politik të palëve dhe angazhimin serioz të tyre, ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjidhja të vijë në mënyrë institucionale dhe në funksion të demokracisë dhe të interesave të qytetarëve shqiptarë.”
Duke diskutuar për procesin e integrimit, Fyle tha se sa më me saktësi dhe sinqeritet t’u përgjigjen autoritetet shqiptare pyetësorit, aq më e qartë dhe objektive do të jetë panorama mbi bazën e së cilës Bashkimi Evropian do të vlerësojë plotësimin e standardave integruese të Shqipërisë, sidomos për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lirive thelbësore, shtetit të së drejtës dhe forcimit të demokracisë.