E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen fajtorë tre terroristë në Britani

Gjykata në Britani ka shpallur fajtorë 3 persona, të cilët në vitin 2006 komplotonin për të hedhur në erë 7 avionë të linja Britani e Madhe-SHBA. Zyrtarët thanë se tragjedia do të ishte më e rëndë se ajo e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA. Vendimi për Abdullah Ahmed Ali, Tanvir Husein dhe Asad Sarvar do të jepet javën që vjen.
Sipas policisë, 3 personat kishin ngritur një fabrikë bombë për të mbushur shishet me pije të butë duke përdorur eksploziv të lëngët të marrë nga bateritë e makinave. Katër të akuzuar të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me tre të dënuarit e mësipërm nuk u akuzuan pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që të vinin ata pas hekurave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›