E Shtunë, 31 Tetor 2026

G 7 frikë nga kriza japoneze

Ministrat e financave të shtatë vendeve më të industrializuara, G 7 do të diskutojnë sot mbi zgjidhjet e mundshme për qetësimin e tregjeve botërore, që u lëkundën nga frika e ndikimit negativ të krizës bërthamore japoneze ndaj rritjes ekonomike.

Një zyrtar i paemëruar i G 7-ës ka shprehur friken se ekonomia botërore "mund të shënojë rënie në kohën kur gjendja e tregjeve financiare ende është e brishtë".

Ministri i Ekonomisë i Japonisë, Kaori Josano, i ka thënë agjencisë “Reuters” se sipas tij, tregjet nuk kanë nevojë për ndërhyrje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›