E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

G20 – Von der Leyen: Përshkallëzimi Rusi-Ukrainë rrit tensionin në LM

RIO DE ZHANEIRO, 18 nëntor /ATSH-ANSA/ – Fatkeqësisht, Rusia, një anëtare e G20-ës, po përshkallëzon luftën në Ukrainë me ndihmën e dronëve dhe raketave iraniane dhe ushtarëve të Koresë së Veriut, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Kush beson se dronët dhe raketat iraniane ose ushtarët e Koresë së Veriut do të sjellin ndonjëherë paqen në Evropë? Kjo jo vetëm që do të vonojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, por do të rrisë tensionet edhe në Azinë Lindore dhe Lindjen e Mesme”, theksoi Von der Leyen në fjalimin e saj në seancën e parë të G20-s në Rio de Zhaneiro.

Udhëheqësit e G20-s ndodhen sot në një samit në Brazil për të rifilluar bisedimet e bllokuara për klimën dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre në Lindjen e Mesme dhe luftërat në Ukrainë dhe kjo përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Për presidentin e SHBA-së, Joe Biden, ky është samiti e tij të fundit i G20-s./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›