E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi eshte promotori ekonomik i vendit

Biznesi është promotori ekonomik i vendit dhe ai duhet të marrë të gjithë mbështetjen e duhur nga pushteti qëndror dhe ai lokal.
Kështu është shprehur Ferdinand Poni zv/ministër i Brendshëm i cili i shoqëruar nga zv/ministri i financave Alfred Rushaj janë takuar me tregtarë të bizneseve të ndryshme në tregun ushqimor të kryeqytetit në vazhdën edhe të qëndrimit të qëndrimit miqësor ndaj biznesit në të gjithë këta vite.

Por cili është propozimi i kryesocialistit Rama për taksat dhe çfarë ka patur mundësi të bëjë në kohën që drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Sipas z.Alfred Rushaj ka qenë qeveria ajo që e ka kufizuar ish kryebashkiakun Rama që të rriste edhe më shumë taksat vendore ndërkohë që sot bën thirrje për heqje taksash.

Përfaqësuesit e mazhorancës u njohën nga afër me problemet e tregtarëve ku taksat nuk përbënin problem për ta por më shumë konkurrenca e pandershme dhe vendosja e kasave për marrjen e kuponit tatimor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›