E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi deshmon ne gjyq mohon akuzat kunder tij

Vajzat e reja  të veshura si oficerë policie në festat e organizuara nga ish kryeministri Italian Silvio Berluskoni thjesht po merrnin pjesë në disa konkurse burlesk. Këto kanë qenë fjalët e Berluskonit gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai përballet me akuzat se ka paguar vajza minorene në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjatë pushimit të seancës, 75 vjeçari u ka thënë gazetarëve se ai kishte organizuar vetëm darka elegante, pas ët cilave aid he miqtë e tij zbrisnin poshtë në një ish diskotekë dikur në pronësi të fëmijëve të tij.

“Ashtu dhe si e kam thënë ajo që ka ndodhur në shtëpinë time është e thjeshtë. Ka pasur vetëm darka elegante dhe nuk ka pasur asnjëherë situata jo korrekte. Ishte një sallë ngrënieje me të paktën 6 kamarierë, katër nga të cilët ishin gjatë gjithë kojës të pranishëm, si dhe muzikantë dhe personel sigurie. Por dhe fëmijët e mi kanë qenë atje pasi kanë ardhur të më përshëndesin.”

Në fillim të javës një modele marokene, Imane Fadil, dëshmoi se në një nga festat, ka pasur vajza të reja të cilat visheshin si murgesha dhe më pas bënin striptizëm. I pyetur mbi këtë performancë Berluskoni është përgjigjur:

“Disa informacione të cilat janë bërë publike nga disa dëshmitarë thonë që vajzat visheshin si police. E po kjo ëhstë e vërtetë. Ata po bënin një nga ato që mund të quhet një garë burleske. Dhe ato janë të trajnuara për këtë sepse këto vajza e kanë në natyrë konkurimin dhe prandaj janë vajza spektaklesh për të performuar në skenë. Unë nuk isha gjykatësi, isha një spectator, dhe më pëlqeu ajo që pashë,”

Berluskoni akuzohet se ka paguar të kryer marrëdhënie seksuale me marokenen Karima El Mahrug në vitin 2010, kur ajo ishte 17 vjeç. Prokuroria ëshët e bindur se ka prova për të vërtetuar se shumë vajza spektaklesh kanë marrë të holla dhe dhurata të shtrenjta për të marrë pjesë në lojëra seksuale në rezidencën e ish kryeministrit Italian në Milano. Berlusconi, i cili ka mohuar të gjitha akuzat shprehet se thjesht i ka ndihmuar vajzat e reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›