Vrasja e Talellit Porkuroria kerkon burg te perjetshem per ekzekutorin
Prokuroria e Korçës gjatë paraqitjes së pretencës ka arsyetuar se të akuzuarit për vrasjen e taksistit, Fredi Talelli kanë vepruar në këtë mënyrë: Arnest Xhaçka dhe Elkjero Revani janë organizatorët dhe ekzekutorët me armë zjarri dhe me mjete të forta të taksistit Talelli. Qëllimi ka qenë grabitja e mjetit të tij tip “Benz” si dhe e sendeve të tjera personale. Për shkak të mizorisë së vrasjes dhe pasi autorët e kanë dhunuar viktimën dhe pas vdekjes, prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për Revanin dhe 25 vite burg për Xhaçkën. Katër të pandehurit e tjerë që akuzohen për moskallëzim të krimit dhe përkrahje të autorit është kërkuar 13 vite burg. Taksisti 33 vjeçar u vra në nëntor të vitit 2010 dhe për vrasjen e tij policia e Korçës arrestoi si të dyshuar kryesor, Arnest Xhaçken dhe Elkjero Revanin.