E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, shtyhet për më 23 korrik seanca

Shkak është bërë pasi në sallë mungonin dhjetë të pandehur të akuzuar si të implikuar në tragjedinë e vitit të shkuar. Seanca e radhës është shtyrë për më 23 korrik.

Avokatët mbrojtës nuk kishin prokurat e posocaçme për të vijuar seancën. Në këtë proces gjyqësor, janë rreth 28 persona, duke përfshirë këtu edhe ushtarakë të lartë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrotjes.

Dosja "Gërdeci" mbërriti në gjykatën e Tiranës pas vendimit të 22 majit 2009, ku Gjykata e Lartë vendosi për ndarjen e saj dhe mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të akuzuarit, mes tyre Mihal Delijorgji, administrator i "Albademil", Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO-s, si dhe disa ish-ushtarakë të lartë pritet të gjykohen nga gjykata e Tiranës. Në tragjedinë e Gërdecit, si pasojë e shpërthimit të një fabrike për çmontimin e municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›